Një shofer autobusi i linjës së “Tiranës së Re” u arrestua sot nga policia në Tiranë.

Ai u kap teksa drejtonte mjetin e transportit publik në gjendje të dehur. Pas testit të alkoolit, rezultoi në masën 0.7 për qind, sasi kjo tej normave të lejueshme.

Në Tiranë, kohët e fundit policia i ka shtuar kontrollet për drejtuesit e mjeteve të transportit publik si dhe automjeteve që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.