Arrestohet një shofer i dehur në Durrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Hamallaj.
Ai u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





