Erisa Fero është arrestuar nga policia kriminale e Korçës si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drogës.
Ora News raporton se Erisa Fero është shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSH).
Aksioni është kryer nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë Korçë, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSH-it dhe bllokimin e 40 kg drogë hashash.
Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qenë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.
Ndërhyrja policore është realizuar në zonën e Qafë-Thanës, pikërisht te kthesa e restorant Kukësit.
Në momentin e ndërhyrjes është arrestuar Erisa Fero, e cila drejtonte makinën ku u gjend dhe sasia e drogës prej 40 kg hashash.
Në makinë së bashku me drejtoreshën e AKSH, ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.
Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë.
Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës, ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë.
Aksioni aktualisht vijon për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë dhe lidhjeve të tyre.





