Në Lezhë ka filluar përdorimi i aparatit AquilaScan, për testimin e shoferëve që drejtojnë mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.  

Në pranga ka rënë një 34-vjeçar me iniciale A.V., i cili rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e drogës.

Gjithashtu, 34-vjeçarit iu pezullua patenta për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit, si dhe iu vendos gjobë 150 mijë Lekë të vjetra.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.