Një aksident ka ndodhur në fshatin Kraps të Fierit. Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale I.SH., 44-vjeç, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, automjeti që drejtonte 44-vjeçari është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E.A. 31-vjeç. Ky i fundit dhe pasagjerja në automjetin e tij ndodhën nën kujdesin e mjekëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në fshatin Kraps, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. A., 31 vjeç. Si pasojë u dëmtuan 31-vjeçari dhe një pasagjere në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.





