Një shtetas 43-vjeçar nga fshati Drizë u arrestua nga policia e Fierit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Arrestimi i Bexhet Buzit është bërë pasi në rrugën Fier-Seman, në vendin e quajtur "Fermë-Çlirim", duke drejtuar mjetin tip "Mitsubishi" në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri, R.H, 25 vjeç, banues në fshatin Gorishovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.





