Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me automjet.

Pas verifikimeve, ai rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të dehur, ndërsa gjatë procedurave ka goditur me grusht një punonjës të Policisë Rrugore.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve, rezultoi se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu, 52-vjeçari ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore,” njofton Policia e Durrësit