Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 37 vjeç, pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim në lagjen nr. 14.

Gjatë kontrollit, u konstatua se ai drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe i’u gjet një sasi e vogël kokainë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjetit të mënyrë të parregullt”, “Prodhimi dh shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ky shtetas është ndaluar nga punonjësit e Policisë, në lagjen nr.14, ndërkohë që drejtonte automjetin, dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, për kontroll. Nga verifikimet rezultoi se ai po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.