Në qendrën historike të Cisterninos në Brindisi, karabinierët e Fasano në Itali arrestuan një 35-vjeçar shqiptar, banues në zonë prej rreth një viti.
Sipas mediave italiane, shqiptari akuzohet se drejtonte një biznes shpërndarjeje droge nga shtëpia e tij, e vendosur në katin e parë. Bëhet me dije se karabinierët kanë vënë re vajtje-ardhje të pazakontë të të rinjve pranë shtëpisë.
Bastisja në shtëpi zbuloi afërsisht 300 gramë kokainë, si dhe sasi më të vogla hashashi dhe marijuane, së bashku me materialin për paketimin e dozave dhe aksesorë të tjerë. Hetimet po vijojnë për të identifikuar origjinën e drogës dhe rrjetin e furnizimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.