Një 38-vjeçar nga Durrësi i dënuar me 24 vjet burg për trafik droge dhe si drejtues i organizatave kriminale, është transferuar nga Italia drejt vendit tonë.
Bëhet fjalë për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, E.M., 38 vjeç, banues në Durrës.
Sipas të dhënave zyrtare policore, mësohet se durrsaku është arrestuar në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai është transferuar nga vendi fqinj dy ditë më parë, më 31 mars. Ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin në Shqipëri, raporton “DurrësLajm”.
38-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 24 vjet burg, për veprat penale “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Trafikimi i Narkotikëve” në bashkëpunim.
S.L.





