Drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan ka depozituar më datën 26 shtator, pranë seksionit të Krimit Kibernetik se në rrjetet sociale janë krijuar disa profile false.
Këto profile kanë përmbajtje fyese dhe denigruese ndaj nxënësve të shkollës që ajo drejton.
Sipas policisë, është ngritur një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.09.2024, në Seksionin e Krimit Kibernetik, ka kallëzuar drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan, se në rrjete sociale janë krijuar profile false, me përmbajtje fyese për nxënësit e kësaj shkolle. Punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.