Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar për dhunën e ushtruar nga dy të dehur, të cilët nuk I janë bindur as rojeve private, ndaj mjekut të Urgjencës mbrëmjen e kaluar.
Në një postim në Facebook, drejtoresha shkruan se ky rast tregon se ka akoma njerëz të papërgjegjshëm , ndaj të cilëve duhet të veprohet pa mëshirë sipas ligjit!
“A e mendon njeri, sa herë jeni ndodhur në vështirësi dhe keni trokitur tek mjeku për ndihmë? A e mendoni sa herë janë rrezikuar jetët e prindërve, familjarëve tuaj, dhe janë këto mjekë që ju kanë shpëtuar jetën?!”, janë dy pyetjet që ngre mjekja Jani në reagimin e saj.
POSTIMI I PLOTË
Megjithe masat e mara per te mos lejuar familjare qe nuk duhen te jene ne dhomat e pacienteve gjate vizitave dhe trajtimit te tyre, akoma ka raste qe nuk duan te ndjekin regulla dhe detyrimet qe nxjer çdo institucion shendetsor per mbarevajtjen e punes se tyre !
Rasti i fundit i dhunes ushtruar nga 2 persona te alkolizuar, qe nuk ju binden as rojeve private, ushtruar ndaj personelit mjeksor qe ishin ne krye te detyres, tregon qe akoma ka njerez te papergjegjshem !
Personeli mjeksor eshte gjithmone ne sherbim te jetes se qytetareve !
Detyra e tyre eshte sa e veshtire aq dhe humane.
Jane ata mjeke qe luftojne me vdekjen per te shpetuar jete !
Jane keta mjeke qe mbajne telefonin gjithmone hapur dhe gjate nates, dhe pa u menduar 2 here vishen dhe u sherbejne sa here ju keni nevoje !!
A e mendon njeri, sa here jeni ndodhur ne veshtiresi dhe keni trokitur tek mjeku per ndihme ?
A e mendoni sa here jane rrezikuar jetet e prinderve, familjareve tuaj, dhe jane keto mjek qe ju kane shpetuar jeten ?!
Jane ata qe japin jete dhe nuk eshte aspak njerezore te ushtrohet dhune ndaj tyre. Dhuna ndaj tyre eshte e papranueshme per secilin !
Ndaj njerezve qe bejne akte te tilla te paprecedence duhet te veproj pa meshire ligji !





