Mësohet nga burime zyrtare se drejtorja e zyrës rajonale të UNESCO-s për shkencën dhe kulturën për Evropën në Venecia, Ana Luiza Thompson–Flores e shoqëruar nga drejtorja shqiptare e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani, vizitoi amfiteatrin romak të qytetit të Durrësit.
Funksionarja e lartë u prit nga kreu i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Durrës Ledion Lako. Ana Luiza Thompson–Flores shfaqi interes të madh për monumentin më të madh antik në Shqipëri dhe Ballkan.





