Titullarët e Arsimit nuk tërhiqen nga vendimi që kanë marrë, pavarësisht kërkesave të nxënësve dhe të prindërve të tyre.

“Nxënësit do ta bëjnë këtu shkollën në turnin e dytë dhe nuk ka asnjë diskutim. Kushtet janë më të mira se shkolla ku kanë qenë e cila ishte në rrezik shembjeje”, tha Lindita Muka, drejtoreshë e Arsimit në Durrës.

Muka tha se në këtë shkollë zhvillojnë mësimin nxënësit e turnit të parë të cilët nuk e kanë ngritur ndonjëherë zërin për shqetësimet që po ngrejnë nxënësit e turnit të dytë që erdhën nga shkolla “Jusuf Puka”.

Për drejtoreshën e Arsimit nuk qëndron asnjë prej problemeve të ngritura nga prindërit dhe nga nxënësit, të cilat ajo i konsideron pretendime të pabaza.

Muka thotë se në të gjithë Durrësin vijnë erë të rëndë tualetet e nuk ka ndonjë probem pse vijnë në këtë shkollë.

Të dyja shkollat, ajo në rikonstruksion dhe ajo pritëse gjenden në qendër të Durrësit në lagjen numër 3 pranë bashkisë së qytetit.

K.H.