TIRANE,20 shtator 2013-  – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka prezantuar sot drejtoreshën e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ogerta Manastriliu është komanduar në detyrën e drejtueses së QSUT-së, një post i mbajtur deri tani nga Helidon Bushati. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ministri Beqja rikonfirmoi gatishmërinë e qeverisë për të dhënë mbështetjen maksimale ndaj mjekëve. Beqja deklaroi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të lirohen hapësirat e QSUT-së nga objektet që e kanë pushtuar.