Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Agron Tare zhvilloi nje takim konstruktiv me drejtues të Qendrës së Trajnimeve të Portit të Antwerp (Belgjikë), porti i dytë më i madh në Evropë.
Z. Tare shprehu mirënjohjen për mbështjen e dhënë nga Porti i Antwerp-it në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe ekspertizës dhe vlerësoi rëndësinë dhe nevojën për një bashkëpunim të mëtejshëm në rritjen e kapaciteteve tona.
Drejtuesit e Qendrës së Trajnimeve të Portit të Antwerp-it, u takuan edhe me stafin, palët prezantuan vizionet dhe arritjet, si dhe diskutuan rreth sfidave dhe zgjidhjeve efikase në të ardhmen.





