25 nentor 2013- Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto ka shpjeguar në Ora News të gjithë skemën se si kanë mundur të arratisen 7 të dënuarit nga burgi i Drenovës, por edhe mbështetjen nga jashtë.

“Ngjarja e arratisjes nga institucioni i ekzekutimit tëveprës penale në Korçë e 7 të burgosurve është ngjarje e rëndë, por dhe reagimi i institucioneve ka qenë shumë i shpejtë, këtë e dëshmon dhe arrestimi i katër prej tyre, më të rrezikshmëve do të thoja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 pa 5 minuta të datës 23 nëntor. Katër të dënuar kanë qenë në sektorin katër, 3 të tjerë në sektorin 3. Ata janë bashkuar në momentin e zhvillimit të aktivitetit në klasë. Personat kur janë futur në klasë, kontrolli fizik nga stafi i policisë nuk është bërë në standardet e kërkuara. Të dënuarit sa herë që hynë dhe dalin nga dhomat e tyre duhet ti nënshtrohen një kontrolli fizik. Katër personat e sektorit katër kanë arritur ti martin celësat punonjësit të policisë nën kërcënimin e armës dhe kanë kaluar në sektorin tjetër duke u bashkuar me tre të tjerët dhe më pas kanë bërë të mundur daljen te kolona e sigurisë. Kur kanë dalë aty përsëri nën presionin e armës i kanë marrë çelësin punonjësit të policisë dhe kanë dalë fare nga sistemi i regjimit. Kanë dalë te hyrja kryesore e godinës, kur kanë arritur tek tuneli kanë nxjerrë një punonjës policie nuk kanë dalë vetë, punonjësi i policisë duke mos vlerësuar situatën ka hapur derën, edhe kjo shkelje. Pasi kanë hapur tunelin, nën presionin e armës kanë marrë dhe celësat e shërbimit të informacionit dhe kanë dalë nga rrethimi i institucionit. Në momentin që kanë dalë nga klasa kamera është dëmtuar, ka pasur neglizhencë dhe nga dy operatorët që e kanë detyrë funksionale mbikqyrjen e sistemit të sigurisë. Nga punonjësit e policisë në kulla nuk ka pasur reagim, vetëm nga një vendroje që e ka të mundur të qëllojë në ajër, por në atë kohë është kryer gjithë veprimi dhe kanë dalë. Ata nuk kanë dalë në hyrjen kryesore, kanë çarë rrjetën me mjete prerëse, ka pasur bashkëpunëtorë të cilët i kanë pritur me automjete. Kanë qenë dy makina, një pjesë ka marrë drejtimin drejt Pogradecit, automjeti tjetër ka marrë drejtim tjetër” tha ai.

Drejtori. Zoto ka deklaruar se skema e arratisjes, zbuluar edhe më parë nga Ora News, ka funksionuar edhe nga përgatitja perfekte e planit nga ana e të dënuarve, por edhe si pasojë e neglizhencës së punonjësve të burgut.

“ Por duhet të theksojmë se arratisja e tyre ka ardhur si rrjedhojë e cënimit të elementëve të sigurisë nga punonjësit e policisë. Nga verifikimet na rezulton se kanë pasur dy pistoleta dhe dy automatikë. Ngjarja është objekt i shqyrtimit të organeve hetimore, vecanërisht Prokurorisë, por nga vlerësimi paraprak që i kemi bërë ne si drejtori e përgjithshme por dhe si Ministri e Drejtësisë, arratisja ka ndodhur në kushtet e një neglizhence nga ana e policisë, ku tashmë 21 prejt tyre janë arrestuar në flagrancë. Krahas neglizhencës ka pasur elementë të dukshëm të shkeljes së skemës së sigurisë së këtij institucioni” u shpreh Zoto.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka mohuar faktin se SHKB-ja ka pasur dijeni, apo ka paralajmëruar për mundësinë e arratisjes së të 7 të dnuarve nga burgu i Drenovës. Sa i përket futjes së armëve përmes frigorigerit, Zoto tha se në këtë burg në 28 tetor është zhvilluar një kontroll i gjithë institutcionit sa i përket elementëve të sigurisë, por ato kanë qenë të modifikuara mirë, cfarë ka bërë të amundur zbulimin e armëve.

“Burgu i Drenovës është ndërtuar në 2008 me fonde të BE dhe është vënë në funksionim në 2009. Ai vlerësohet në parametra të kënaqshëm krahasuar me pjesën tjetër. Numri i të dënuarve është i lartë, varion mbi 300 të dënuar. Aty ka dhe persona që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm. Nga analizat nuk na është bërë evident që SHKB të ketë pasur dijeni apo informacion lidhur me këtë. Armët janë futur në një frigorifer. Rregullorja e brendshme e burgjeve përcakton qartë sendet që mund të mbahen nga të dënuarit dhe ato që ndalohen kategorikisht. Lidhur me frigoriferët, rregullorja e lejon por në mënyrë që ti nënshtrohet procedurës përkatëse. Me 28 tetor kemi bërë kontrollin e të gjithë institucionit të burgut të Drenovës. Në kontrollin që kemi bërë është arritur të gjenden rreth 6 celularë, një prej tyre i është gjetur Fran Marashit. Frigoriferi ishte i mirëmodifikuar që e bënte të pamundur gjetjen e armëve, ato ishin fiksuar me një lëndë ngjitëse”tha më tej Zoto.