Me ftesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Byrosë Kundër-Terrorizmit të Departamentit të Shtetit (ICITAP), Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose së bashku me ekipin e tij kanë marr pjesë në Konferencën e vitit 2024 të Shoqatës Korrektuese Amerikane, e cila po zhvillohet në Nashville, Tennessee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo konferencë është një nga ngjarjet më të rëndësishme globale, ku diskutohen sfidat dhe mundësitë e sistemeve korrektuese në fushën e menaxhimit dhe reformës së sistemit korrektues.

Z. Qose u takua me z. Stephen Fields, asistent i Drejtorit të Përgjithshëm të ICITAP-it për të folur mbi mundësitë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.