Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, Gramoz Sako ka dalë përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas verifikimeve, të ardhurat për Sakon janë 7 milionë lekë, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura përgjatë vitit 2006-2019. Nga hetimet rezulton se ka bërë deklarim të pasaktë të të ardhurave të përfituara nga klinika dentare.

Subjekti nuk ka deklaruar burimin financiar të udhëtimeve jashtë vendit. Po ashtu ai rezulton pronar i një Bar kafe me status pasiv, për të cilin nuk ka bërë deklarim.

Sako ka detyrime të pashlyera ndaj tatimeve në vlerën 30 mijë lekë dhe ndaj Bashkisë në vlerën 90 mijë lekë. Çregjistrimi i aktivitetit është kryer në 2020-n, punësuar si administrator nuk justifikohet.

Për të ardhurat 1994-2018 ai ka deklaruar 22 milion lekë. Por nga hetimi administrativ konstatohet se deklarimi nuk është i saktë. Subjekti nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë dhe ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Pastërtia e figurës

Gramoz Sako nuk ka të dhëna qe të ketë kontakte me subjekte kriminale. Për të ka pasur një denoncim nga një grup oficerësh të Gardës për keqmenaxhim dhe punësimet pa kriter të familjarëve apo ngritje në gradë në shkelje të ligjit.