Pas marrjes së detyrës, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim drejtorin e ICITAP, Richard Deasy.
Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit, nëpërmjet asistencave të vazhdueshme logjistike dhe teknike, për trainime per hetime dhe operacione policore me rëndësi.
Në vijim, drejtori Ilir Proda siguroi se angazhimi i strukturave të policisë do të intensifikohet me qëllim përmbushjen e shpejtë dhe efikase të objektivave të përbashkët.
Nga ana tjetër, amerikani Deasy inkurajoi Drejtorin e Përgjithshëm që të fokusojë përpjekjet e policisë për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.