Granit Xhaka ishte protagonist në fitoren 5-1 të Bayer Leverkusen në transfertë kundër Eintracht Frankfurt.

Mesfushori shqiptar shënoi një gol të shkëlqyer me një goditje potente nga jashtë zonës duke zhbllokuar ndeshjen.

Më pas vazhdoi festivali i golave, me shokët e tjerë të ekipit që tundën rrjetën.

Pas ndeshjes, foli edhe drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, i cili u ndal edhe tek merkato duke zbuluar se nëse do të afrojnë një lojtar të madh gjatë verës, ai duhet të ketë cilësitë e Granit Xhakës.

“Nëse bëjmë ndonjë ndryshim të madh gjatë merkatos së verës, do të ishte vetëm për të sjell lojtar të mëdhenj si Graniti, të cilët janë lojtarë të rregullt”, tha Rolfes.

Granit Xhaka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecurinë mbresëlënëse pa humbje te Bayer Leverkusen, që pasi fitoi titullin kampion është në garë edhe për Kupën e Gjermanisë dhe Europa League.

Në Europa League, “Aspirinat” kanë hedhur një hap të madh drejt finales, pasi në sfidën e parë e mposhtën 2-0 Romën në “Olympico”.

Në 45 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, Xhaka ka kontribuar me tre gola dhe një asist.