Drejtori i një institucioni financiar në Durrës është paditur për “Shpërdorim detyre” nga një kliente, pasi se gjatë procedurës për marrjen e një kredie në këtë insititucion, nuk është informuar për disa nga kushtet e kontratës.
Pas kallëzimit të shtetases Z. I., specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku dhe nisi procedimi penal ndaj drejtorit me iniciale H. K., 50 vjeç, banues në Durrës.





