Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku gjatë kohës që po fliste drejtori i OSHEE, Ardian Çela dhe ministrja e Energjitikes dhe Transportit, Belina Balluku për huanë që do marrë kjo kompani për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, pati një shkëputje të dritave.
Ajo që është më interesante është që kur Çela po fliste për rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve në fushën e energjisë elektrike, ndodhi ky incident ç’ka shkaktoi dhe të qeshurat e vetë kreu i OSHEE.
“Unë shoh që mikrofoni është i ndezur duhet parë çelsi i brendshëm”,-tha Çela.
Por ndërprerja e dritave në te gjithë Komisionet Parlamentare, nuk i ka ndaluar ligjvënësit e maxhorancës dhe opozitës të debatojnë me njeri-tjetrin.