Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër pas fillimit të procesit të votimit. Në qendrën e votimit në lagjen “Punëtore”, drejtori i OSHEE-së Andi Shkurta, përfaqësues i PS-së, ka kërcënuar një gazetare.

Gazetarja ka filmuar procesin, por drejtori Shkurta i është drejtuar ashpër, duke i thënë përse filmon.

Kur gazetarja e pyet se cili është ai që i ngre zërin, ai përgjigjet: Jam qytetar shqiptar dhe kam të drejtë të informohem.

Gazetarja: Mos më ngri zërin

Drejtori: Unë të marr për b*the jashtë aty…

Ndiqni videon.