Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur ndryshimet e para në radhët e uniformave blu. 

Mësohet se Dhimitraq Ziu, i cili deri më tani ishte Drejtor i Qarkut të Dibrës është emëruar drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.  

Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu. 

Ndërkohë gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri. 

Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.