Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano po zhvillon një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.

Takimi vjen pas zhvillimeve të fundit në vend dhe arrestimit të një prej personave më të kërkuar Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur në Elbasan gjatë një atentati dhe u arrestua në Fier ku fshihej, por edhe arrestimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako për inceneratorët.

Në takimin në SPAK merr pjesë dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.