Neritan Nallbati, Drejtori i Policisë Berat, së bashku me bashkëshorten e tij kanë rezultuar pozitiv me virusin e ri, Covid – 19.
Pas tamponëve të kryer në Tiranë ku rezultuan dhe pozitivë, Neritan Nallbati dhe bashkëshortja e tij janë karantinuar po në kryeqytet, ku edhe jetojnë prej disa ditësh në banesën e tyre.
Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat bëjnë me dije se drejtori Neritan Nallbati është me leje dhe është larguar mbrëmjen e së mërkurës nga qyteti i Beratit drejt banesës së tij në Tiranë.
Duke marrë parasysh mënyrat e infektimit, mes efektivëve të policisë në Berat është përhapur frika se mund të jenë infektuar, por sipas Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, Nallbati e ka kryer tamponin në Tiranë dy ditë më parë dhe mendohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij. Gjendja shëndetësore e Nallbatit dhe gruas së tij është e mirë dhe pa komplikacione.





