“Kërkojmë që në bashkëpunim me pushtetin lokal të merren masat e të vendosen kullat e vrojtimit në plazh të pajisura me personelin dhe infrastrukturën përkatëse të nevojshme, sepse në këtë drejtim janë vërejtur problematika të ndryshme”.

Ishte ky apeli që drejtori i policisë së qarkut Durrës, Alfred Cepe, dha në mbledhjen e komitetit të turizmit.  

Në masat e marra për sezonin turistik, drejtori i policisë deklaroi se rreth 100 forca policie do të monitorojnë 24 orë në ditë tre prej plazheve kryesorë të Durrësit, plazhin tradicional nga Ura e Dajlanit deri në kufi me Golemin, plazhin e Gjirit të Lalëzit dhe atë të Currilave, ndërsa monitorim ditor do të kenë plazhet e tjerë më të vegjël.

2 grupe të FNSH-së do të instalohen në Durrës për sezonin veror në ndihmë të policisë së Durrësit, për të garantuar rendin e sigurinë publie për të gjithë pushuesit.

K.H.