Durrës, 8 prill 2014 – I thirrur sot në Komisionin hetimor parlamentar për lëvizjet e kryera në strukturat policore ka qenë edhe drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Perlat Çullaj. Drejtori Çullaj ka sqaruar anëtarët e komisionit në lidhje me një fotografi, në të cilën ai duket në një arë të mbjellë me kanabis.
I pyetur nga deputeti Balla për këtë çështje, Perlat Çullaj tha se fotografia është bërë pas aksionit të policisë për shkatërrimin e një are me kanabis.
“Fotoja është bërë nga eksperti i kriminalistikës pas aksionit për shkatërrim të një are me kanabis. Fotoja është bërë kur kam qenë shef seksioni kundër narkotikëve në Gjirokastër”,- deklaroi Çullaj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





