Drejtori i një shkolle në Lushnje, është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një prej nxënëseve.

Mësohet se në pranga ka përfunduar 55-vjeçari me iniciale Rr.Ç, ndaj të cilit rëndon akuza e ngacmimit seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.