9 shtator 2015 – Drejtori i një shkolle ofendon dhe godet me shpulla mësuesin e institucionit që drejton, i cili mbi të gjitha është 26 vjet më i madh se ai në moshë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në fshatin Qerekë të Fushë- Krujës, ku pas një konflikti çasti mes mësuesit dhe drejtorit, për arsye që nuk shpjegohen, ky i fundit është acaruar aq shumë sa ka nisur të fyejë dhe të godasë me shpulla mësuesin 56-vjeçar me iniciale N.V.
Pas incidentit, mësuesi shkon në komisariatin e Krujës dhe padit drejtorin S.Sh., 40 vjeç për dhunën e ushtruar ndaj tij.
Ndërsa, ndaj drejtorit tashmë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, i akuzuar për “Goditje për shkak të detyrës”. Çështja i kaloi Prokurorisë së Durrësit.
/S.L. portali DurresLajm/