Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur të tjera ndryshime në strukturat e policisë. Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr. 4 në Tiranë, ka kaluar në krye të Komisariatit nr. 1, të cilin e drejtonte Bujar Mehmeti, që u pezullua në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje.

Mehmeti është transferuar ne Drejtori të Përgjithshme konkretisht në Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të behej Shef Komisariati. Ndërkohë në krye të Komisariatit nr. 4 është vendosur Luan Hyseni. Janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të policisë së shtetit ku janë përfshirë edhe studentët ekselence.