Pas shumë komentesh negative për këngën përfaqësuese në Eurovizon, të Eneda Trifës, duket se këngëtares i ka dalë në mbrojte, dhe për të sqaruar më shumë detarje rreth këngës, drejtori i RTSH-së, televizionit që mundëson përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong, Martin Leka.
“Përshtypjet e para janë të mira. Klipi kushtoi 5 mijë euro dhe për ata që s’e kanë pëlqyer, unë jam indiferent. E them këtë pasi përderisa ata që bëjnë këtë veprim me një dislike nuk janë të zgjuar të kuptojnë se çfarë simbolizon ai “kapuçi i kuq”, që Eneda vendos në kokë. Pra deri kur të kuptojnë se ç’do të thotë “duvak”, një mbulesë që vendosnin nuset shqiptare dikur në kokë, s’kam ç’them. Autorët e këngës dhe regjisori e menduan si element, por që në rrjetet sociale u keqkuptua, duke u krahasuar me veshjet e serialit indian “Bidaii”.
Në lidhje me faktin se si do të jetë perfomanca në Eurovizion e Eneda Tarifës, Leka përgjigjet. “Nuk di të ketë koreografi. Eneda do të jetë në qendër dhe tre backvocalet. Mund të them që do të ketë efekte në skenë, ndërsa veshja është surprizë. Sa për pritshmëritë, ne synojmë një përfaqësim origjinal, dinjitoz të Shqipërisë. Shpresojmë në mbështetjen e gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve tanë politike”, tha ai.
Kujtojmë që kënga nuk është përkrahur dhe nga shumë personazhe të njohur. Një ndër to ishte dhe Linda Halimi, e cila pakënaqësinë e saj e shprehu me një publikim në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar këngën si depresive. Por kënga është komentiuar dhe nga faqja e cila merret me kritikat rreth këngëve të Eurovizionit, ““WiWibloggs”. “WiWibloggs” e ka konsideruar versionin e këngës në Anglisht si një këngë të tmerrshme, madje djmtë kanë arritur deri aty sa kanë filluar të imitojnë refrenin e këngës.