Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vizituar në Spitalin e Traumës, punonjësit e policisë të cilët pësuan lëndime gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat nga spitali, Veliu theksoi se policët e lënduar fatmirësisht nuk kanë dëmtime serioze.
Njëmbëdhjetë policë mbetën të plagosur gjatë protestës së kësaj të shtune të organizuar nga opozita. Kreu i Policisë së Shtetit tha se policët janë plagosur duke kryer detyrën.
I pyetur për dhunën e ushtruar ndaj kryeredaktorit të gazetës “RD” Bledi Kasmi, Ardi Veliu u shpreh se do të shihen pamjet filmike për të mësuar nëse fajtor ka qenë policia apo vet i plagosuri.





