Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe e Migracionit Durrës, është sensibilizuar lidhur me ngjarjen e ditëve të fundit duke dhënë ndihma për të prekurit nga tërmeti në qytetin bregdetar.

Me një kontribut të punonjësve të kësaj drejtorie, u shpërndanë ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, që u dorëzuan te këndi i solidaritetit ngritur pranë bashkisë Durrës.

Viktor Agolli, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, në një prononcim për “DurrësLajm”, shprehu solidaritetin në emër të të gjithë stafit, që tërmeti të mos ketë lënë pasoja traumatike te banorët, sidomos te fëmijët e të moshuarit.