Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike janë dëmtuar fenerët e kanalit në portin e Durrësit.
Sipas Drejtorisë Detare, hyrja-dalja nga porti do të bëhet me komunikim me Kapitenerinë e Durrësit duke zbatuar urdhërat/udhëzimet e saj.
POSTIMI I PLOTË
Njoftim mbi mungesën e fenerëve të kanalit të portit Durrës.
Si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në portin e Durrësit janë dëmtuar fenerët e kanalit.
Fenerët të cilët janë dëmtuar paraqiten si më poshtë:
Feneri i Pilotit me të dhënat LFI VV10s 6M,
Feneri i kuq i çiftit të dytë me të dhënat FI(2)R6s 3M,
Feneri i kuq i çiftit të tretë me të dhënat FI(1)R 9s 3M,
Feneri jeshil i drejtimit kryesor të aksit së kanalit hyrës me të dhënat FIG 5s 3M.
Hyrja -dalja nga Porti i Durrësit do të behet me komunikim me Kapitenerinë e Durrësit duke zbatuar urdhërat/udhëzimet e saj.





