Është shkarkuar nga detyra inspektori i cili u arrestua ditën e sotme nga policia për korrupsion. Këtë vendim e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
37- vjeçari E.T, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme merrte pagesa 5 mijë euro nga subjektet private për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje.
Tatimet ndërkohë me njoftimin zyrtar mbështesin operacionin e Policisë si dhe deklarojnë se janë të angazhuar në pastrimin e të gjitha figurave që kryejnë funksione publike.
Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:
DPT mbёshtet operacionin e kryer nga Policia e Tiranёs.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve nё mbёshtetje tё operacionit tё ndёrmarrё nga Policia e Tiranёs, “Tatimori”, pёrshёndet aksionin e fundit tё kryer nga ky autoritet, ku sё fundmi ёshtё konstatuar se njё inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT ёshtё dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.





