Një 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi makina tip “Benz” që po drejtonte është aksidentuar me një makinë të tonazhit të rëndë, tip trajler.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë në rrugën Elbasan-Peqin.
“Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.





