Pas vendimit të Kryeprokurores Arta Marku për shkarkimin e Prokurorit të Elbasanit, mëngjesin e sotëm, në këtë institucion janë paraqitur edhe Dritan Gina i shkarkuar dje edhe Ardjan Nezha, drejtuesi i ri i komanduar.
Drejtuesi i ri ka kërkuar të bisedojë kokë më kokë me Drita Ginën, kryeprokurorin e Elbasanit, të shkarkuar nga detyra, për t’i dhënë fund situatës së krijuar në këtë institucion.
Gina gjatë një konference për mediat ditën e djeshme deklaroi se nuk largohet nga zyra, pasi vendimi i shkarkimit të tij është i paligjshëm.
Nezha, nga ana tjetër, u prezantua zyrtarisht në orën 15:00 dje, para stafit të Prokurorisë së Elabsanit.





