TIRANË, 23 shkurt 2013- Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e pasojë e një aksidenti automobilistik.
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm tek kthesa e Kamzës ndërkohë që pas krimit drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërkohë që kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.
Aksidenti i sotëm është i dyti brenda 12 orëve. Burime policore bëjnë me dije se një kalimtare humbi jetën pasi u përplas nga një makinën tek Unaza e re.
Avdie Dumani, 60 vjeçe, ndërroi jetën rrugës për në spital.





