Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Thumanë, ku një makinë ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 09:40, në Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi E. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“,- thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





