Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore.
“Rreth orës 08:20, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. M. ka aksidentuar shtetasen M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“,- thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





