Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.
Personi i plagosur, ende i paidentifikuar, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





