Një familje në Britani u detyrua të largohej nga hoteli ku po qëndronte, për shkak të ankesave të klientëve të tjerë për djalin e tyre autik. Vogëlushi 6-vjeçar Jay Ritchie mbante në dorë një tablet, për të cilin prindërit thonë se ishte e vetmja gjë që e qetësonte.
Por volumi i lartë i pajisjes i ka detyruar klientët e tjerë të ankohen. Menaxheri i hotelit u ka kërkuar prindërve të gjejnë një zgjidhje, por ata i kanë thënë se nuk do të paguanin faturën prej 1300 paundësh në kushte të tilla.
Ata janë detyruar të ikin nga hoteli ku po qëndronin gjatë kohës që i biri po trajtohej në një klinikë të specializuar për rastet e rënda të autizmit.





