Paketa antishpifje e propozuar nga kryeministri Edi Rama ka hasur në kundërshtinë e drejtuesve të mediave online.
Modeli i marrë nga Kroacia do t'i japë më shumë kompetenca Këshillit të Ankesave, pjesë e AMA-s, veprimi i cili sipas grupeve të interesit e cënon lirinë e medias.
Për gazetarët ky projektligj është antikushtetues pasi e kthejnë Këshillin e Ankesave në polic të lajmeve, duke cënuar lirinë.
Përfaqësuesit e protaleve kërkuan që nëse Këshilli i Ankesave vendos që një lajm është shpifje, duhet të fshijë lajmin dhe jo të mbyllë portalin, pasi kjo i dëmton ato financiarisht.
Në draft është vendosur që portalet të gjobiten nga 100 mijë deri në 1 milion lekë.
E njëjta procedurë është dhe për televizionet, por në një masë më të reduktuar të gjobës, jo më shumë se 400 mijë lekë.





