Përfaqësuesit e SPAK, që kanë nisur prej disa ditësh një vizitë zyrtare në SHBA, zhvilluan një takim me përfaqësues të DEA.

Rezultati i takimit: bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash informacioni me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike.

“SPAK i vendosur për të garantuar ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës!”, thuhet në njoftimin e strukturës së posaçme.

Në vizitën zyrtare në SHBA, SPAK përfaqësohet nga kreu i këtij institucioni Arben Kraja, prokururori Vladimir Mara, dhe drejtoresha e BKH-së Aida Hajna.