Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr. 1 të Durrësit.
Rreth orës 13:40 mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen V.Ç., ka aksidentuar shtetasin S.N., rreth 70 vjeç, që po lëvizte me biçikletë.
Policia bën me dije se i plagosuri është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.





