Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e cila është dhe drejtuese e radhës e OSBE, në vizitën e saj zyrtare në Shqipëri ka folur për integrimin e vendit tonë drejt BE-së.

Në fjalën e saj pas takimit me ministren Olta Xhaçka, drejtuesja e OSBE tha se Suedia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Suedia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë. Suedia mbështet reformat tuaja në rrugën drejt BE-së. Vendim i BE për të çelur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë është një gur kilometrik për marrëdhëniet tona. Ne u inkurajojmë që të vijoni reformat”, u shpreh Ann Linde.

Më tej Linde theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë organizatë janë të shkëlqyera dhe do të thellohen më tej në vijim.

Nga ana tjetër ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se në BE ka një paqartësi lidhur me hapat e mëtejshëm të rajonit në procesin e integrimit.