Një aksident ka ndodhur në Lushnje, kur një automjet i drejtuar nga një shtetase rreth 56 vjeçe ka hipur mbi trotuar, duke shkaktuar plagosjen e një kalimtari.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku shoferja duke u munduar të dilte nga parkimi, ka përfunduar mbi trotuar.

Mjeti ka përplasur një 70-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit ka deklaruar se ka bërë një gabim gjatë manovrës së parkimit.