Një aksident ka ndodhur pak minuat më parë në aksin rrugor Tapizë- Thumanë.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin G. T., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. T.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021., rreth orës 17:00, në aksin rrugor Tapizë- Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin G. T., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





